Botë

Gjykatësi federal ndalon moratoriumin e presidentit Biden në lidhje me dëbimet

Gjykatësi federal ndalon moratoriumin e presidentit Biden në lidhje me dëbimet
 

Një gjykatës federal të martën ndaloi qeverinë amerikane që të zbatojë një moratorium 100-ditor të dëbimeve, një nga përparësitë kryesore të Presidentit Joe Biden për çështjen e imigracionit.

Gjykatësi federal Drew Tipton lëshoi një urdhër ndalimi të përkohshëm të kërkuar nga Teksasi, shteti që të premten sfidoi një memorandum të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që udhëzonte agjencitë e imigracionit të ndërpresin shumicën e dëbimeve.