Botë

Senati konfirmon Blinkenin si Sekretar të Shtetit

Senati konfirmon Blinkenin si Sekretar të Shtetit
Foto: Reuters
 

Anthony Blinken mori mbështetje dypartiake nga ana e Senatit amerikan në konfirmimin e tij në këtë pozitë. Blinken, një diplomat veteran dhe këshilltar i vjetër i presidentit, Joe Biden, fitoi lehtësisht shumicën e thjeshtë të nevojshme në Senatin me 100 ulëse.

Në këtë pozitë ai e pason Mike Pompeon, i cili ishte një nga anëtarët që shërbeu më së gjati në kabinetit e presidentit të mëparshëm, Donald Trump.