Botë

Bullgaria i bën testet për COVID-19 të detyrueshme për udhëtarët nga 29 janari

Udhëtarët që vijnë në Bullgari me aeroplan, anije apo nëpërmjet rrugëve tokësore, duket të kenë një test negativ PCR, duke filluar nga 29 janari, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Bullgarisë, raporton agjencia Reuters.

Shoferët e kamionëve e autobusëve dhe ekuipazhi i aeroplanit do të kursehen nga kjo direktivë, që do të jetë e vlefshme deri në fund të prillit.

Testet PCR duhet të bëhen jo më vonë se 72 orë para arritjes në Bullgari. Bullgarët që kthehen në shtëpi dhe nuk kanë një test negativ PCR duhet të vetizolohen për dhjetë ditë.

Bullgaria ka parë një ulje të rasteve të infeksionit me koronavirusit në javët e fundit, ndërsa do të hapen qendrat tregtare dhe palestrat nga 1 shkurti, derisa shkollat e mesme do të fillojnë mësimin nga klasat shkollore më 4 shkurt, me një sistem rotacioni.

Në një vendim tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka lënë restorantet dhe kafenetë të hapen në kapacitet deri 50 për qind duke filluar nga 1 marsi, por baret dhe klubet e natës do të mbesin të mbyllura.