Botë

Presidenti i Meksikës infektohet me COVID-19

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa vendi ka regjistruar numër të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga ky virus.

Lopez Obrador është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në Meksikë dhe për mos vënien e një shembulli që mund të parandalonte përhapjen në publik, shkruan AP.

“Ju informoj se jam infektuar me COVID-19”, ka shkruar vetë ai në Twitter. “Simptomat janë të lehta, por tanimë jam në trajtim mjekësor. Si gjithnjë jam optimist. Do të ecim përpara”.

Pavarësisht moshës së tij dhe problemeve shëndetësore, ai nuk ka marrë vaksinën anti-COVID, edhe pse Meksika ka pranuar një dërgesë të dozave të Pfizer/BioNTech.