Botë

Thirrja që iu kthye bumerang Trumpit

Thirrja që iu kthye bumerang Trumpit
 

Washington, (AP) - Fjalët e mbështetësve të Donald Trumpit, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në trazirat fatale të Capitolit në SHBA, mund të përfundojnë duke u përdorur kundër tij në gjykimin për shkarkim nga Senati, për akuzën e nxitjes së kryengritjes së 6 janarit.

Të paktën pesë mbështetës që përballen me akuza federale kanë thënë se po merrnin urdhra nga presidenti i atëhershëm, kur marshuan në Capitol Hill më 6 janar, për ta kundërshtuar certifikimin e fitores së zgjedhjeve nga Joe Bideni. Por, tani ato komente, të kapura në intervista me reporterë dhe agjentë federalë, ka të ngjarë të zënë vend në sallën e gjykimit të Trumpit, teksa demokratët e paraqesin rastin. Është hera e parë që një ish-president do të përballet me akuza të tilla pas largimit nga detyra.