Botë

Zelanda e Re raporton rastin e parë me koronavirus pas afro dy muajve

Zelanda e Re raporton rastin e parë me koronavirus pas afro dy muajve
 

Zelanda e Re ka raportuar rastin e parë me koronavirus jashtë kompleksit të karantinës, për afro dy muaj, ndonëse nuk ka dëshmi të menjëhershme nëse virusi po shpërndahet në komunitet, raporton agencia AP.

Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield, ka thënë të hënën se bëhet fjalë për një 56-vjeçare që është kthyer së fundi nga Evropa.