Botë

Për fatin e Trumpit vendoset në shkurt

Për fatin e Trumpit vendoset në shkurt
 

Fjalimi i tij para një turme përkrahësish është pika kryesore e akuzës ndaj tij. Presidenti i atëhershëm afër Shtëpisë së Bardhë u tha protestuesve që paqësisht t’u dëgjohej zëri teksa ata po bëheshin gati t’ia mësynin ndërtesës së Capitolit. Ai pastaj u tha që të “luftojnë si në ferr”.

Washington, 23 janar (BBC) - Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan kanë arritur marrëveshje që procesi i dytë që mund të shpjerë te shkarkimi i Donald Trumpit të mbahet në muajin shkurt. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të hënën do të dërgojnë në Senat nenin e akuzës për nxitje të kaosit të gjashtë janarit në Washington.

Mirëpo, argumentet nuk do të fillojnë deri më 8 shkurt, për t’u dhënë dy javë kohë avokatëve të Trumpit që të krijojnë mbrojtjen e tyre. Demokratët e kanë akuzuar ish-presidentin për nxitjen e kaosit vdekjeprurës të gjashtë janarit në Capitol. Dhoma e Përfaqësuesve gjatë javës së kaluar u hapi rrugë procedurave në Senat, duke e akuzuar Trumpin për nxitjen e kaosit në të cilin mbetën të vdekur pesë persona.