Botë

Britania shqyrton mundësinë e karantinimit të udhëtarëve në hotel

Descriptive Text

Ministrat britanikë të hënën do të diskutojnë lidhur më shtrëngimin e rregullave të udhëtimit, ka raportuar BBC-ja të shtunën.

Në rregullat e reja mendohet që njerëzit që hyjnë në Britani të karantinohen në hotele.

Me masat aktuale, ndalohen shumë prej udhëtimeve jashtë vendit dhe kërkohet një test negativ.

Qeveria po konsideron që ta bëjë të obligueshëm që udhëtarët të futen në karantinë 10-ditë në një hotel, për të cilin ata duhet të paguajnë vetë në mënyrë që të forcojë rregullat e karantinës.

Në Angli, karantina 10-ditore mund të ulet nëse udhëtarët kanë testin me rezultat negativ për COVID-19 pas pesë ditësh.