Botë

Lideri Suprem iranian adreson kërcënim online ndaj Trumpit

Lideri Suprem iranian adreson kërcënim online ndaj Trumpit
 

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka postuar një thirrje të qartë për sulm ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në hakmarrje ndaj vrasjes, vitin e kaluar, të kryekomandantit ushtarak, gjeneralit Kasim Soleimani.

Fotomontazhi, i postuar në Twitter dhe në një ueb faqe zyrtare, duket se shpërfaq pamjen e Trumpit tek luan golf, nën hijen e një aeroplani luftarak apo droni të madh. Poshtë fotografisë, ishte shkruar: “Hakmarrja është definitive”.