Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur të premten se varianti i ri i koronavirusit, i zbuluar në Angli, mund të jetë i ndërlidhur me nivelin më të lartë të vdekshmërisë në vend.
Ai megjithëkëtë ka shtuar se dëshmitë e deritanishme kanë treguar se që të dy vaksinat e përdorura kundër COVID-19 në Britani, kanë rezultuar efikase kundër tij. Por Johnsoni ka tërhequr vërejtjen se varianti i ri, i cili veçse është konstatuar se përhapet më shpejt, ka vënë nën “presion enorm” shërbimet shëndetësore të Britanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi i Johnsonit është rezultat i një studimi të ndërmarrë nga Instituti për Shëndet Publik në Angli, Kolegji Mbretëror i Londrës, shkolla londineze për Higjienë dhe Universiteti i Exeterit, mbi shkallën e vdekshmërisë nga varianti i ri i koronavirusit. Gjetja e tyre është vlerësuar edhe nga shkencëtarë të pavarur. \ Reuters