Botë

Shpërthim në një minierë në Indi, të paktën pesë të vdekur e shumë të plagosur

Të paktën pesë minatorë kanë mbetur të vdekur në Indinë jugore kur materiali shpërthyes të cilin po e bartnin eksplodoi, kanë bërë të ditur zyrtarë indianë.

Punëtorët po transportonin shkopinj xhelatine që zakonisht përdoren si material eksploziv.

Rajoni i Karnataka të Indisë ka depozita të mëdha mineralesh por siguria e minatorëve mbetet ende shqetësuese.

“Ndajmë dhimbjen për humbjen e jetëve në Shivamogga”, u shpreh kryeministri Narendra Modi në një postim në Twitter.