Botë

Biçikleta e Bidenit, e rrezikshme për Shtëpinë e Bardhë

Biçikleta e Bidenit, e rrezikshme për Shtëpinë e Bardhë
Foto: AP
 

Regjimi i fitnesit të Joe Bidenit mund të jetë potencialisht telashe për shërbimin e sigurisë të angazhuar për sigurinë e presidentit të ri në Shtëpinë e Bardhë, me biçikletën e ushtrimeve “Peloton” që konsiderohet si rrezik për sigurinë kibernetike.

Në shtëpinë e tij në Wilmington të Delawaret, Bideni raportohet se niste ditët me ushtrime me pajisjet e fitnesit si dhe biçikletën “Peloton”. Kjo biçikletë e fitnesit ka të kombinuar një çikletë ushtruese me një tablet interaktiv që ia mundëson ngasësit të marrë pjesë në grupe të caktuara të trajnimeve.