Botë

Suedia i zgjat masat kundër koronavirusit

Suedia po vazhdon të aplikoj mësimin në distancë për nxënësit e shkollave të mesme dhe po ashtu ka kërkuar nga punonjësit publik që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, pavarësisht se rastet po shkojnë duke rënë.

Suedia është shteti i vetëm në Evropë që e kishte shmangur deri vonë mbylljen totale të vendit mirëpo që disa muaj ka filluar të zbatojë masa kundër virusit për shkak se vendi u godit nga vala e dytë e pandemisë në vjeshtën që shkoi, shkruan Reuters.

“Shohim rënie të përhapjes së virusit nëpër disa rajone mirëpo situata vazhdon të jetë serioze”, ka thënë kryeministri suedez Stefan Lofven, gjatë një konference për media.

Shkollat e mesme ishin obliguar të zhvillojnë mësimin nga distanca qysh në dhjetor të vitit të kaluar ndërkaq shkollat fillore kanë mbetur kryesisht të hapura, me disa përjashtime individuale.