Italia është duke e shqyrtuar inicimin e një veprimi ligjor kundër “Pfizerit”, pasi që kompania amerikane e ilaçeve ka njoftuar shkurtime në dërgesat e vaksinave kundër koronavirusit. “Pfizer” ka njoftuar Italinë javën e shkuar se do t’i shkurtojë dërgesat deri në 20 për qind.
Si rezultat i kësaj, Qeveria në Romë ka diskutuar rreth veprimit që do të ndërmarrë për mbrojtjen e qytetarëve dhe shëndetit të tyre. Komisionari i posaçëm i vendit për ballafaqimin me COVID-19, Domenico Arcuri, ka thënë se është vendosur që veprimet të ndërmerren qysh nga ditët në vijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i “Pfizerit” ka refuzuar të komentojë rreth kërcënimit italian me masa ligjore. Kompania kishte bërë të ditur javën e shkuar se do t’i ngadalësojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Evropë, në mënyrë që prodhuesit të kenë mundësi që ta rrisin prodhimin.
Vaksina e “Pfizerit” është e para e miratuar për përdorim në luftën kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri, që deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 2 milionë persona në mbarë botën.