Botë

Dy të vdekur e së paku tetë të lënduar nga shpërthimi në Madrid

Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, njofton Reuters.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për dy të vdekur e së paku tetë të lënduar.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në një objekt, që është shkatërruar tërësisht, ndërkohë që janë dëmtuar edhe objektet e afërta.

Jozyrtarisht, mësohet se shpërthimi ka ardhur për shkak të rrjedhjes së gazit.

Image