Disa spitale në Britaninë e Madhe duken si zona lufte me fluksin e madh të pacientëve të infektuar me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë e deri tash ka shkuar në 91.470, duke paraqitur shifrat më të larta në Evropë dhe duke u renditur në vendin e pestë në botë pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Meksikos.
Derisa numri i pacientëve në spital u rrit, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrick Vallance, tha se ka një presion të madh mbi Shërbimin Kombëtar të Shëndetit tek mjekët dhe infermierët që luftojnë për t'u dhënë njerëzve kujdes të mjaftueshëm.
“Kjo nuk mund të duket kur del për një ecje në park, por shihet kur hyn brenda spitalit. Është vërtetë shumë keq dhe në disa momente duket sikur zone lufte”, ka thënë Vallnace.
Britania e Madhe ka raportuar rekord të vdekjeve nga COVID-19 të martën ku u regjistrua 1.640. Numri i personave të cilët janë të shtruar në spital e të infektuar me koronavirus është 37.964.