Botë

Vaksina anti-COVID mund të mos ofrojë mbrojtje të plotë ndaj variantit jug-afrikan të koronavirusit

Vaksina anti-COVID mund të mos ofrojë mbrojtje të plotë ndaj variantit jug-afrikan të koronavirusit
 

Studimi i ri sugjeron se disa persona mund të infektohen me një nga variantet e reja të koronavirusit, edhe nëse e kanë pasur COVID-19 më herët apo nëse janë vaksinuar, njofton CNN.

Varianti i cili së pari është zbuluar në Afrikë të Jugut në tetor dhe tash mund të gjendet në dhjetëra shtete.

“Mendoj se duhet të jemi të alarmuar”, ka thënë Penny Moore, profesoreshë e asociuar në Institutin Nacional për Sëmundje Ngjitëse në Afrikë të Jugut dhe një nga autoret e hulumtimit.