Kompania e hekurudhave në Francës është alarmuar rreth së ardhmes së shërbimit të njohur “Eurostar”, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën. Shërbimi i hekurudhave është dëmtuar rëndë nga ndalimet e udhëtimeve shkaku i pandemisë, por edhe nga BREXIT-i.
Jean-Pierre Farandou, shef i kompanisë që ka në pronësi 55 për qind të aksioneve në Eurostar, ka thënë se situata është kritike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i udhëtarëve ka rënë për 95 për qind krahasuar me muajin mars, ndërkaq tani vetëm 1 për qind e njerëzve udhëtojnë me tren nga Britania drejt Evropës. Thirrjet për ndihmë nga kompania “Eurostar” janë bërë vetëm pak ditë, pasi liderët e bizneseve britanike i kërkuan Qeverisë që të shpëtojë operatorin e hekurudhave në kanalin britanik.
Mbyllja e kufijve për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit ka shpjerë buzë kolapsit rrjetin e trenave Britani-Evropë.