Botë

Kamioni shtyp për vdekje 15 punonjës migrantë në Indi

Së paku 15 punonjës migrantë, që po flinin në trotuar pranë një autostrade, janë shtypur për vdekje nga një kamion në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, raporton BBC.

Gjashtë tjerë janë lënduar seriozisht në aksidentin që ka ndodhur në mëngjein e të martës.

Aksidenti ka ndodhur pasi kamion fillimisht është përplasur me një traktik dhe shoferi më pas ka humbur kontrollin.

Kryeminstri i Indisë, Narendra Modi, e ka vlerësuar këtë ngjarje si tragjedi, ndërsa ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Punonjësit raportohet se ishin nga shteti verior i Indisë, Rajasthan, dhe po flinin pas një dite pune.

Autoritetet kanë thënë se po hetojnë këtë ngjarje dhe se të lënduarit janë duke u trajtuar në një spital kokal në afërsi të qytetit Surat.

Nuk është e pazakontë në Indi që punonjësit migrantë të flejnë nëpër trotuare të qyeteve në Indi, dhe shpesh rrezikohen nga aksidentet.

Gjashtëmbëdhjetë punonjës migrantë vdiqën vitin e kaluar kur u shtypën nga një tren në shtetin Maharashtra, ndërsa ata kishin fjetur në hekurudhë.