Botë

13 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 13 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 63 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë,Maqedonia e Veriut ka 2715 të vdekur, 12.500 të infektuar me COVID-19 dhe 73.777 të shëruar.