Botë

Anglia zgjeron programin e vaksinimit për COVID-19 tek më shumë grupe njerëzish

Anglia zgjeron programin e vaksinimit për COVID-19 tek më shumë grupe njerëzish
Foto: Ilustrim
 

Anglia do të lansojë fazën tjetër të programit të vaksinimit për COVID-19 të hënën, kur do të fillojë t’u ofrojë doza 70-vjeçarëve dhe mbi këtë moshë dhe atyre që konsiderohen të dobët në shëndet për t’u infektuar.

Programi i vaksinimit – më i madhi deri tash në Evropë – është fokusuar tek personat e moshave 80 dhe më të vjetër ashtu si edhe punëtorët shëndetësorë.