Botë

141 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Francë, mbi 16.600 raste

Franca ka raportuar 16.642 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga 21.406 sa kishte raportuar të shtunën. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ka raportuar 141 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar 422.127 persona, më shumë se të shtunën kur janë vaksinuar 413.000.