Botë

Inaugurimi i Bidenit, Facebooku do i ndalojë të gjitha reklamat rreth aksesorëve të armëve

Inaugurimi i Bidenit, Facebooku do i ndalojë të gjitha reklamat rreth aksesorëve të armëve
Foto: Reuters
 

Rrjeti social Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha reklamat për aksesorë të armëve dhe pajisjeve mbrojtëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të ceremonisë së inaugurimit të Bidenit president më 20 janar.

Pas zhvillimeve të javës së kaluar kur mbështetësit e presidentit Donald Trump hynë dhunshëm në ndërtesën e Kongresit Amerikan, Facebooku po mendon të ndalojë reklamat si kasafortat për armë, jelekët apo këllëfët, shkruan Reuters.