Botë

Shkon në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Ka shkuar në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë të premten, ka bërë të ditur Agjencia për zbutjen e katastrofave të Indonezisë.

Më shumë se 820 njerëz kanë mbetur të lënduar dhe rreth 28 mijë janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi tërmeti prej 6,2 shkallë të Rihterit goditi provincën e Sulawesit, shkruan Reuters.

Policia dhe forcat ushtarake janë vënë në lëvizje për të parandaluar plaçkitjet në shumë pjesë të rajonit ku ka ndodhur tërmeti.

Sipas autoriteteve vendore, një tërmet i ri në këtë pjesë të Indonezisë do të shkaktonte edhe cunami.