Botë

Armin Laschet, pasardhësi i Merkelit në krye të CDU-së

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, ka zgjedhur sot liderin e ri të saj, Armin Laschet.

Guvernatori pragmatik, Laschet është shpallur fitues në një konferencë virtuale që është mbajtur nga partia e Kristiandemokratëve të shtunën në Berlin.

Më 2018, Merkel njoftoi se do të tërhiqej nga posti i kryetares së CDU-së, teksa kjo parti nisi të humbë besimin dhe u sfidua lidhur me pozicionin ndaj ekstremit të djathtë, që është në rritje. Ajo u zëvendësua nga kandidatja e saj e preferuar Annegret Kramp-Karrenbauer. Por, Kramp-Karrenbeuer dha dorëheqje në shkurtin e kaluar, për shkak të një skandali lidhur me menaxhimin e zgjedhjeve rajonale. Që atëherë, CDU-ja ishte detyruar që të anulojë dy takime për të zgjedhur liderin e ri, për shkak të krizës me pandeminë e koronavirusit.

59-vjeari mposhti në garën zgjedhore konservatorin, Friedrich Merz. Në konventën partiake, që u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit, Laschet fitoi 521 vota dhe Merz 466. Ndërkaq, Nobert Roettgen, u eliminua në raundin e parë të votimeve.