Botë

Kina për pesë ditë ndërton një tjetër spital për pacientët me COVID-19

Kina për pesë ditë ndërton një tjetër spital për pacientët me COVID-19
Foto: AP
 

Kina të shtunën ka përfunduar ndërtimin e spitalit për COVID-19 me 1,500 dhoma, për pesë ditë, për të luftuar rritjen e numrit të të infektuarve.

Spitali është një nga gjashtë të tjerë me një total prej 6,500 dhoma që po ndërtohen në Nangong në provincën Hebei, ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua, transmeton AP. Të gjitha ato spitale pritet të kompletohen brenda javës së ardhshme.