Botë

Trumpi nderohet me çmimin më të lartë të Marokut për marrëveshjen me Izraelin

Trumpi nderohet me çmimin më të lartë të Marokut për marrëveshjen me Izraelin
Foto: Ilustrim
 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten ka marrë çmimin më të lartë të Marokut për punën e tij në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Marokut, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës për Reutersin.

Në një ceremoni private në Dhomën Ovale, Princesha Lalla Joumala Alaoui, e cila është ambasadore e Marokos në SHBA, i ka dhënë Trumpit “Urdhrin e Muhamedit”, një çmim që u jepet vetëm krerëve të shteteve. Ishte dhuratë nga mbreti maroken Mohammed VI.