Botë

Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë

Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë
Foto: Reuters
 

Franca synon që deri në fund të muajit shkurt të vaksinojë 4 milionë shtetas të saj. Ky plan është prezantuar të premten kur shteti francez ashpërsoi masat për të parandaluar përhapjen e madhe të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 2.4 deri në 4 milionë njerëz do të vaksinohen para muajit mars teksa pret përshpejtim të shpërndarjes së vaksinave deri në fillimpranverë. Franca pritet të marrë 500 milionë doza të vaksinës “Pfizer-BioNTech”, ndërkaq shpërndarja e vaksinave të “Modernas” do të fillojë gjatë kësaj jave.