Botë

Britania ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në Brazil

Britania ndalon udhëtimet nga Amerika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në Brazil
Foto: Ilustrim
 

Britania do të ndalojë udhëtarët nga Brazili, shtetet e Amerikës Jugore dhe Portugalisë, për shkak të frikës nga një variant i ri i COVID-19, ka thënë ministri i Transportit, Grant Shapps, të enjten.

“E kam marrë vendimin urgjent për t’i ndaluar të ardhurit nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Cape Verde, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Guajana franceze, Panamaja, Paraguaj, Peruja, Surinami, Uruguaj dhe Venezuela – qysh nga nesër, 15 janar në orën 04:00, pas dëshmive për një variant të ri në Brazil”, ka shkruar Shapps në Tëitter.