Botë

Zgjedhjet presidenciale në Ugandë: Ylli i muzikës po e sfidon presidentin me mandat 35-vjeçar

Një yll i muzikës pop është duke e sfiduar një prej liderëve me shërbim më të gjatë në kontinentin e Afrikës, në zgjedhjet presidenciale në Uganda, shkruan BBC.

Robert Kyagulanyi 38-vjeçar, i njohur në muzikë me emrin Bobi Wine, thotë se ai përfaqëson gjeneratën e re të shtetit të tij, ndërsa Yoweri Museveni 76-vjeçar, thotë se ai është për stabilitetin në vend.

Fushata është shënuar me dhunë serioze, ku kanë vdekur dhjetëra persona. Qeveria ka urdhëruar bllokimin e internetit.

Më herët këtë javë, është bllokuar qasja në të gjitha rrjetet sociale, pasi Facebooku kishte bllokuar disa llogari që mbështesnin partinë që qeverisë vendin. Forca të shtuara janë parë sot, ndërsa qendrat e votimit janë hapur në mëngjes.

Rezultatet nuk pritet të dalin para të shtunës, shkruan BBC. Presidenti Museveni po e kërkon mandatin e gjashtë, ndërsa ka 35 vjet në pushtet.