Botë

Shefi i Twitterit: Ndalesa ndaj Trumpit është e drejtë, por e rrezikshme

Shefi i Twitterit: Ndalesa ndaj Trumpit është e drejtë, por e rrezikshme
 

Udhëheqësi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey ka qëndruar mbrapa vendimit për t’ia ndaluar presidentit amerikan, Donald Trump qasjen në këtë platformë, mirëpo ka pranuar se ky veprim përbën shembull të rrezikshëm.

Dorsey, kompania e të cilit është kritikuar pasi i ka bllokuar llogarinë Trumpit, ka thënë se beson se “ky ka qenë vendimi i drejtë për Twitterin”.