Botë

Me shkarkimin në horizont, Trumpi refuzon fajësinë për dhunën

Me shkarkimin në horizont, Trumpi refuzon fajësinë për dhunën
Fotot: AP

Washington, 12 janar (AP) – Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërmarrë të martën veprime të përshpejtuara drejt shkarkimit apo inicimit të hapave të tjerë për largimin me forcë të presidentit Donald Trump nga zyra, ani pse ai ka akuzuar rivalët demokratë dhe jo veten për sulmin vdekjeprurës të javës së shkuar në Capitol.

 

“Me të vazhduar në këtë shteg, mendoj se po shkaktohet një rrezik i jashtëzakonshëm për vendin tonë, dhe kjo gjë po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai. Dhe me këtë rast nuk e pranoi fajësinë për sulmin në Capitol ndërsa shtoi: “Nuk dua dhunë”. Ai, për më tepër, bëri të ditur se nuk sheh asgjë të keqe në fjalimin e tij përpara turmës së mbështetësve, pak orë para dhunës në Washington. “Njerëzit menduan se ajo çfarë thashë ishte krejtësisht me vend”

Washington, 12 janar (AP) – Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërmarrë të martën veprime të përshpejtuara drejt shkarkimit apo inicimit të hapave të tjerë për largimin me forcë të presidentit Donald Trump nga zyra, ani pse ai ka akuzuar rivalët demokratë dhe jo veten për sulmin vdekjeprurës të javës së shkuar në Capitol.

Gjatë adresimit para gazetarëve, Trumpi ka thënë se “problemi i vërtetë” nuk qëndron te retorika e tij, por te retorika që përdorën demokratët për t’i përshkruar protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” dhe dhunën në Seattle dhe Portland gjatë verës së kaluar. Ai në shënjestër i ka vënë edhe ligjvënësit që po këmbëngulin për shkarkimin e tij, duke pretenduar se kjo është “një gjë përnjëmend e tmerrshme që ata po bëjnë”.