Botë

Presidenti rus takon liderët azerë dhe armenë për Nagorno-Karabahun

Foto: Reuters
 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se të hënën gjendja në Nagorno-Karabah vazhdon të jetë e qetë.

Putini është takuar në Kremlin me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, dhe presidentin azer, Ilham Alijev, me të cilët ka diskutuar rreth situatës në rajonin azer, që pësoi nga konflikti ushtarak i muajve më parë ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.