Botë

Britania po i vaksinon 200 mijë persona në ditë

Britania po i vaksinon 200 mijë persona në ditë
Foto: Reuters
 

Britania është duke i vaksinuar deri në 200 mijë persona në ditë dhe po pritet ta rrisë këtë shifër, duke vaksinuar deri në 2 milionë në javë, nivel që duhet për të arritur vaksinimin e atyre që janë më të rrezikuar deri në mesin e shkurtit, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Britanisë, Matt Hancock. Hancock ka shtuar se janë vaksinuar rreth 2 milionë persona. 

“Momentalisht jemi duke i vaksinuar mbi 200 mijë persona çdo ditë”, ka thënë Hancock për “Sky News”. “Ne kemi vaksinuar tash rreth një të tretën e personave mbi 80 vjet në këtë shtet, kështu që jemi duke bërë hapa të mëdha, por ende duhet zgjeruar. Këtë javë do të hapim qendra të vaksinimit masiv”.