Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka quajtur Shtetet e Bashkuara si armikun më të madh të shtetit të tij.
Në një adresim të rrallë në kongresin e partisë komuniste, diktatori ka thënë se nuk pret që Washingtoni të ndryshojë politikat ndaj Koresë kushdo qoftë president.
Ai ka premtuar armatosjen e shtetit aziatik me armë bërthamore. Për këtë ka konfirmuar ndërtimin e një nëndetëseje bërthamore.