Botë

Franca nuk përjashton kufizime të tjera në parandalimin e përhapjes së COVID-19

Foto: Ilustrim
 

Kufizime shtetërore të mëtejshme nuk mund të përjashtohen në Francë, derisa vendi po përballet me rritjen e rasteve me COVID-19, ka thënë kryeministri francez Jean Castex.

Ai tha se bizneset aktualisht të mbyllura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe se 10 zona të tjera në Francë mund të jenë lokacione të reja ku mund të vihet kufizim gjatë natës.