Botë

Azerbajxhani e akuzon Armeninë për provokim të situatës në Nagorno Karabak

Foto: Reuters
 

Azerbajxhani ka protestuar ndaj një vizite të ministrit të Jashtëm të Armenisë në rajonin e Nagorno Karabakut, duke e quajtur atë një provokim dhe "një përpjekje për të nxitur tension".

Ministri armen, Ara Aivazian, vizitoi rajonin më 5 janar, ku u takua me ministrin e Jashtëm “de facto” të qeverisë separatiste, David Babayan dhe nënshkroi një dokument për një program konsultimesh.