Botë

Përplasje në Shtëpinë e Bardhë, Pence refuzon kërkesën e Trumpit për Bidenin

Përplasje në Shtëpinë e Bardhë, Pence refuzon kërkesën e Trumpit për Bidenin
Foto: AP
 

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence të martën ka njoftuar presidentin Donald Trump se nuk ka autoritetin për të bllokuar certifikimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden kur Kongresi të përfundojë votat elektorale, kanë thënë burime për “CNN”.

Trumpi, që tashmë ka shtuar presionin te Pence për të përmbysur zgjedhjet, e ka paralajmëruar se do të dëmtohej politikisht nëse Pence refuzon të bllokojë certifikimin.