Botë

Austria e zgjat mbylljen deri më 24 janar

Descriptive Text

Austria ka vendosur ta zgjasë mbylljen deri më 24 janar, raporton agjencia APA të hënën.

Austria ka vendosur t’i mbajë në fuqi masat kufizuese strikte, përfshirë mbylljen e restoranteve dhe gjitha shitoreve joesenciale edhe për një javë më tepër se që ishte paraparë.

Vendimi ka ardhur pasi partitë opozitare në Austri kanë bllokuar një projektligj që do të lejonte të dilej më herët nga mbyllja për të gjithë që tregojnë një test negativ për koronavirusin e ri, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

Nuk është bërë e qartë nëse shkollat do të mbesin të mbyllura deri më 24 janar, apo do të hapen siç ishte paraparë më 18 janar.