Botë

Gjendet trupi i tretë pas rrëshqitjes së dheut në Norvegji, shtatë të tjerë mbeten të zhdukur

Foto: AP
 

Ekipet e shpëtimit në kërkim prej katër ditësh, kanë gjetur trupin e tretë nga rrëshqitja e dheut që mbuloi edhe shtëpitë në një fshat të Norvegjisë.

Tre trupa janë gjetur, por ekipet po vazhdojnë kërkimin edhe për shtatë të tjerë që besohet se kanë mbetur nën dhe. Rrëshqitja e dheut në fshatin Ask konsiderohet si më i keqi në historinë modern të Norvegjisë, shkruan AP.