Botë

OBSH-ja bën thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinës anti-COVID për të gjithë

OBSH-ja bën thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinës anti-COVID për të gjithë
Foto: Ilustrim
 

Derisa po shënohet një vjet nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kinë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka nxitur shtetet që të sigurohen se vaksinat po mundësohen për njerëzit kudo në rrezik e jo vetëm në vendet e pasura.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka apeluar të blihen vaksina kundër koronavirusit prej 4 miliardë eurosh për t’i dhuruar në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.