Botë

Rusia i vë ultimatum liderit opozitar Navalny: Kthehu ose të pret burgu

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Shërbimi i Burgjeve i Rusisë ia ka dhënë ultimatum liderit opozitar rus, Alexei Navalny, që menjëherë të kthehet nga Gjermania dhe të paraqitet para organeve përkatëse qysh të martën në mëngjes, ose do të përballet me dënimin burgim efektiv, pasi dënimi me kusht i kalon më 30 dhjetor, ka bërë të ditur të hënën Reuters.

Shërbimi Federal i Burgjeve ka akuzuar Navalnyn se ka thyer rregullat e lirimit të përkohshëm. Ai nuk ka kryer në tërësi dënimin e vitit 2014, ndërkohë që si barrë i është vënë edhe shmangia e ballafaqimit me inspektorë rusë anti-krim.