Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë zotuar që t’i rrisin pagesat direkte për amerikanët, prej 600 në 2000 dollarë për person, në kuadër të iniciativës së ndihmës ekonomike në pandemi, duke iu përgjigjur kërkesës së Trumpit. Mirëpo bllokada ndodhi pasi bashkëpartiakët e presidentit, që e kundërshtuan shumën, penguan përpjekjen për t’u ballafaquar me një “jo” të demokratëve për iniciativën e adresimit të një tjetër kërkese të presidentit
Washington, 24 dhjetor (Reuters) – Ligjvënësit demokratë dhe ata republikanë në Kongresin amerikan kanë bllokuar përpjekjet e njëri-tjetrit për amendamentimin e ndihmës 2.3 trilionë dollarësh, pasi kanë hedhur poshtë kërkesën e presidentit Donald Trump për ndryshime gjithëpërfshirëse, duke i vënë në rrezik përfitimet për miliona amerikanë.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve janë zotuar që t’i rrisin pagesat direkte për amerikanët, prej 600 në 2000 dollarë për person në kuadër të iniciativës së ndihmës ekonomike në pandemi, duke iu përgjigjur kërkesës së tillë të Trumpit.
Mirëpo bllokada ndodhi pasi që bashkëpartiakët e presidentit, të cilët e kundërshtuan shumën, e penguan përpjekjen.
Republikanët kërkuan që të ndryshohet shuma e ndihmave të huaja dhe e përshinë atë në pako, duke insistuar që të adresohej një tjetër ankesë e Trumpit. E këtë gjë më pastaj e bllokuan demokratët. Diskutimet në Dhomë kësisoj u shtynë për të premten.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë se institucioni që ajo përfaqëson do të mbajë një votim të xhiruar rreth rritjes së çeqeve të stimulimit gjatë së hënës.
Aktivitetet e ngjeshura në Dhomë nuk ndikuan në kapërcimin e mospajtimeve, të cilat e kërcënojnë asistencën më se të nevojshme për miliona amerikanë. Krejt kjo e rrit mundësinë për mbylljen e pjesshme qeveritare, në kohën kur zyrtarët po përpiqen që t’i distribuojnë dy vaksinat e miratuara kundër COVID-19.
Shumë demokratë pretendojnë se pakoja e ndihmave 892-miliardëdollarëshe nuk është e mjaftueshme për adresimin e pandemisë që deri më tani ka lënë afro 320.000 amerikanë të vdekur.
“Sa ironi e madhe do të ishte që Qeveria Federale të mbyllej në kohën e krizës me pandeminë, pikërisht atëherë kur shërbimet qeveritare janë më të nevojshme se kurrë”, ka thënë udhëheqësi i Dhomës Demokrate, Steny Hoyer, në një konferencë.
Republikanët i refuzuan pagesat më të larta direkte gjatë negociatave, derisa janë zotuar që të ruajnë tavanin e përgjithshëm të shumës së ndihmave për koronavirus nën nivelin prej 1 trilion dollarësh.
Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur kërkesave për ta komentuar rastin. Trumpi ndodhej në Florida, ku pritet që gjatë së martës të luajë golf. Pakoja prej 5500 faqesh ka kërkuar muaj të tërë negociata dhe ishte mbështetur nga administrata Trump.
Teksa status quoja mbetet e pandryshuar, do të jetë e paqartë nëse Trumpi do ta nënshkruajë pakon për ta shndërruar atë në ligj apo nëse do të përmbahet nga veprimet e mëtutjeshme.