Botë

Bideni nuk po sheh dëshmi që sulmi kibernetik ndaj SHBA-së është vënë nën kontroll

Bideni nuk po sheh dëshmi që sulmi kibernetik ndaj SHBA-së është vënë nën kontroll
Foto: Reuters
 

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se nuk po sheh ndonjë dëshmi se sulmi masiv kibernetik kundër SHBA-së është vënë nën kontroll dhe ka paralajmëruar se kjo shkelje nuk do të mbetet pa përgjigje kur ai ta marrë zyrtarisht postin më 20 janar, raporton Reuters.

Sulmi që është zbuluar javën i ka goditur dhjetëra agjenci qeveritare të SHBA-së dhe i ka lënë mijëra kompani amerikane të ekspozuara. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se duket se sulmi është kryer nga qeveria ruse.