Botë

Dyfishohet numri i gazetarëve të vrarë për shkak të punës

Numri i gazetarëve të vrarë për shkak të punës së tyre është dyfishuar këtë vit, duke rezultuar me rritje të vrasjeve të lidhura me punën, është thënë në raportin e Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve.

Në nivel global, të paktën 30 gazetarë janë vrarë në detyrë më 2020, duke përfshirë 21 vrasje në shenjë hakmarrjeje, për dallim nga 10 sa kanë qenë vitin e kaluar.

Numri i vdekjeve në konflikte ka shënuar rënie.

Shtetet me shifra të larta të gazetarëve të vrarë janë Meksika dhe Afganistani.

Ka një kohë të gjatë që Meksika është shteti më i rrezikshëm për gazetarë në hemisferën perëndimore.

Këtë vit, të paktën katër gazetarë janë vrarë atje, duke përfshirë vrasjet si shenjë e hakmarrjes.

Në nivel botëror, grupet kriminale është thënë se dyshohen më së shumti për vrasje të gazetarëve.

Megjithatë rast të veçantë përbën ekzekutimi i gazetarit iranian Roohallah Zam nga zyrtarët qeveritarë, pas ndëshkimit me dënim me vdekje rreth raportimit që ka bërë për protestat kundër qeverisë më 2017/REL.