Shembet ndërtesa në Nairobi, 15 të zhdukur

Shembet ndërtesa në Nairobi, 15 të zhdukur

13 June 2017 08:15

Rreth 15 persona janë zhdukur, pasi një ndërtesë shtatë-katëshe u shemb mbrëmjen e së dielës në periferinë lindore të kryeqytetit kenian, Nairobi.

Kryqi i Kuq në Kenia njoftoi në twitter se ekipet përgjegjëse ishin në vendin e ngjarjes.

Gazeta “Star” shkruan se dhjetëra persona janë evakuuar disa momente para rënies së ndërtesës, transmeton KP.

49 persona kishin mbetur të vdekur, pasi një ndërtesë u shemb nga shiu i rrëmbyeshëm në Nairobi në prill të vitit 2017.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme