Botë

Trumpi ngutet, miraton vaksinën para administratës kompetente

Descriptive Text

Presidenti Donald Trump është ngutur që të japë lajmin për miratimin e përdorimit të vaksinës së Modernas, ani pse Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me vendimin.

Një grup këshilltarësh të jashtëm të Agjencisë së Ushqimit janë takuar të enjten për të diskutuar rreth vaksinës dhe pritej që vendimin për të ta merrte gjatë së premtes, por Trumpi ka konfirmuar miratimin para saj, nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

“Vaksina e Modernas është miratuar. Shpërndarja fillon menjëherë”, ka shkruar Trumpi.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk ka komentuar qëndrimin e presidentit në rrjetet sociale. Grupi i këshilltarëve kishte mbështetur të enjten përdorimin e vaksinës, me 20 vota për dhe një abstenim. Ata kishin rekomanduar se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha sesa rreziku prej saj.

Vaksina e Modernas do ishte e dyta që e merr miratimin në SHBA, pas asaj të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.