ISIS bën thirrje për sulme në Evropë e SHBA gjatë Ramazanit Foto: Ilustrim

ISIS bën thirrje për sulme në Evropë e SHBA gjatë Ramazanit

12 June 2017 22:14

Një audio mesazh që pretendohet të ketë ardhur nga një zëdhënës i Shtetit Islamik u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që të nisin sulme në SHBA, Evropë, Rusi, Australi, Irak, Siri, Iran dhe në Filipine gjatë muajit të shenjt të Ramazanit, që ka nisur në fund të muajit maj.

Audio mesazhi është shpërndarë të hënën në kanalin e Shtetit Islamik në “Telegram”, një aplikacion për enkriptim të mesazheve. Ndërsa i atribuohej zëdhënësit zyrtar të grupit militant, Abi al-Hassan al-Muhajer, raporton Reuters.

Vërtetësia e incizimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëri është i njëjti me porosinë e kaluar që pretendohej të jetë nga zëdhënësi, transmeton Koha.net.

“O luanë të Mosulit, Raqqas dhe Tal Afarit, Zoti i bekoftë ata krahë të pastër e fytyra të shndritura, angazhohuni kundër refuzuesve dhe femohuesve dhe luftoni ata me fuqinë e një njeriu”, ka thënë al-Muhajer. Termi refuzues është një term nënçmues që përdoret për t’iu referuar myslimanëve shiitë.

“Për vëllezërit e fesë dhe besimit në Evropë, Amerikë, Rusi, Australi dhe në vende tjera. Vëllezërit tuaj në tokat tuaja kanë bërë punë të mirë prandaj merrini ata si model dhe veproni siç kanë vepruar ata”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme