OBSH-ja njofton se janë në dijeni për variantin e ri të koronavirusit
OBSH-ja njofton se janë në dijeni për variantin e ri të koronavirusit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se është në dijeni të një varianti të ri të koronavirusit që është shfaqur në Britaninë e Madhe.
Sipas tyre, nuk ka ndonjë provë që tregon se ky lloj ka efekte të ndryshme nga lloji i pari i Covid-19
"Ne jemi të vetëdijshëm për këtë variant gjenetik të raportuar në 1000 individë në Angli," tha eksperti OBSH-së Mike Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Autoritetet po shikojnë rëndësinë e tij. Ne kemi parë shumë variante, ky virus evoluon dhe ndryshon me kalimin e kohës. ”
Ngrihen dyshime për një variant të ri të Covid-19 në Angli
Një variant i ri i koronavirusit po dyshohet se është identifikuar së fundmi. Ai mund të përhapet më shpejtësi të madhe.
Këtë e ka deklaruar sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, para autoriteteve të ndryshme lokale në Angli, e cila ka regjistruar infektime me Covid-19, të shkaktuara nga ky variant.
Ai ka bërë me dije se Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte njoftuar dhe Porton Doën, një kampus shkencor, i cili po bën studime të hollësishme.
“Ne kemi regjistruar aktualisht mbi 1 mijë raste me këtë variant kryesisht në jug të Anglisë edhe pse rastet janë regjistruar në gati 60 zona te ndryshme. Nuk mund ta dimë që kjo është shkaktuar nga ky variant, mirëpo duhet të ndërmarrim veprime të shpejta dhe vendimtare”, ka deklaruar Hancock, shkruan BBC.
Ai tutje ka shtuar se nuk është akoma i bindur nëse vaksinat anti-Covid mund të funksionojnë kundër këtij varianti të koronavirusit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dënimet e ashpra – lufta e suksesshme e Tajvanit ndaj COVID-19

Partia Republikane në luftë me vetveten

Australia ka shënuar ditën e dhjetë pa asnjë rast të ri me koronavirus

Më shumë se 100 milionë raste me koronavirus në botë

Gjykatësi federal ndalon moratoriumin e presidentit Biden në lidhje me dëbimet

Teoritë konspirative, arma kineze ndaj Perëndimit për virusin e vaksinat

Administrata e Bidenit do t'i blejë edhe 200 milionë doza tjera të vaksinës anti-COVID

G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Britani e kalon 100-mijëshin

Bideni konfronton Putinin në bisedën e parë telefonike

OBSH-ja dënon “nacionalizmin e vaksinave”
