Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO.
Agjencia maqedonase e lajmeve makfax.com.mk citon ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, sipas të cilës në intervistën dhënë gazetës britanike “Financial Times”, ai përmend si variant të emrit të ri Maqedonia e Epërme, i propozuar tash e një çerek shekulli gjatë kontestit me Greqinë, transmeton Koha.net.
“Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakisht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike”, ka thënë Dimitrov.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë ndodhet sot në Bruksel me kryeministrin Zoran Zaev, me ç’rast do të kenë takime me krerët më të larta të BE-së dhe të NATO-s.